Thaçi: Albert Rohan ka bërë shumë për Kosovën, do ta ruajmë kujtimin për të

05 qershor 2019 | 16:09

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se e ka pikëlluar lajmi për vdekjen e ish-ambasadorit Albert Rohan.

Thaçi ka thënë se Albert Rohan si negociator në dialogun për statusin e Kosovës dhe si diplomat austriak ka kontribuar shumë për vendosjen e paqes në rajonin tonë.

“Më pikëlloi vdekja e mikut tim dhe të Kosovës, ambasadorit Albert Rohan. Si negociator në dialogun për statusin e Kosovës dhe si diplomat austriak, Albert Rohan kontribuoi shumë për vendosjen e paqes në rajonin tonë. Do ta ruajmë kujtimin për të si një diplomat shembullor, që bëri shumë për popullin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje!, përmes një komunikate për media ka kujtuar se…