Thaçi anulon drekën me presidentin Meta, Vuçiqin dhe Dodikun
09 maj 2019
| 15:54
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka anuluar drekën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perendimor.
Në këtë drekë kanë marrë pjesë presidenti shqiptar, Ilir Meta, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe ai i Bosnjës, Milorad Dodik si dhe liderë tjerë, pjesëmarrës në Samitin Brdo-Brijuni, informon gazetari i “RTV Ora” Xhoi Malesia.
Gjatë ditës së sotshme, Thaçi ka refuzuar t’ia shtrijë dorën Dodikut, ndërsa dje ka kritikuar presidentin Meta pse ai i kishte bërë ftesë Dodikut për të ardhur në Tiranë.