Thaçi: Asnjë segment i krimit serb nuk bën të heshtet, sado i dhimbshëm që të jetë!
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se rrëfimi Vasfije Krasniqi para anëtarëve të Kongresit amerikan edhe njëherë dëshmoi përmasën e dhunës, krimit dhe gjenocidit që shteti i Serbisë ushtroi mbi popullatën e paarmatosur shqiptare në vitet 1998, 1999.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ky rrëfim ngjalli emocione të forta para anëtarëve të pranishëm në Kongresin amerikan.
“Edhe pas 20 vitesh askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre vrasjeve, dhunimeve, masakrave dhe veprimeve gjenocidale gjatë luftës në Kosovë, nuk doli para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare. Iniciativa e znj. Vasfije Krasniqi për ta thënë publikisht përjetimin tragjik është shprehje e guximit të saj të lartë qytetar. Asnjë segment i krimit serb nuk bën të heshtet, sado i dhembshëm që të jetë!”, ka shkruar presidenti Thaçi.
/Epoka e re/