Thaçi: Asnjëherë s’kemi pasur dilemë në mbështetjen e ShBA-së

10 qershor 2020 | 12:29

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pret që marrëveshja përfundimtare me Serbinë të arrihet në një të ardhme të afërt.

Pas homazheve që ka bërë te memoriali i ushtarëve të rënë të KFOR-it, gjatë luftës në Kosovë, Thaçi ka thënë se beson fuqishëm në përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mundësuar arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Ai ka bërë me dije se kjo marrëveshje do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

Presidenti ka folur edhe për vendimin e administratës amerikane për vazhdimin e misionit të forcave ushtarake amerikane në Kosovë.  “Ne asnjëherë nuk kemi pasur dilemë në mbështetjen e SHBA-së. Duhet të ushqejmë relacionet me Amerikën. Procesi i integrimit në  NATO dhe BE është i lidhur me SHBA-në. Vetëm me prezencën e trupave amerikane ka stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi.

(M.K / Epoka e re)

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miqësorja mes Manchester United dhe dhe Stoke City është anuluar…