Thaçi: Bahri Fazliu ishte njëri prej njerëzve më aktiv të lëvizjes kombëtare për çlirim (Video)
07 maj 2020
| 12:48
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe tek varri i dëshmorit Bahri Fazliu, në 22-vjetorin e rënies.
Me këtë rast, Thaçi ka thënë se dëshmori Fazliu ishte një prej njerëzve më aktiv të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.
“Sot përkujtojmë bashkëveprimtarin dhe bashkëluftëtarin heroin e kombit Bahri Fazliut, që ra në istikamet e luftës përballë ushtrisë dhe policisë serbe. Bahriu është një prej njerëzve më aktiv të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës”, ka thënë Thaçi pas homazheve.
Më tutje, presidenti ka thënë se Fazliu ishte një nga ata që e fuqizojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). (L.G : ‘Epoka e re’)
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/623091371605843/