Thaçi bashkëbisedon me studentët e komuniteteve

25 korrik 2020 | 16:40

Presidenti Hashim Thaçi ka pasur sot një bashkëbisedim shumë miqësor në Prizren, me një grup studentësh prej të gjitha komuniteteve.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se kanë biseduar hapur për shumë tema me interes për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e të gjitha komuniteteve, pa dallim.

“Jam i lumtur që studentët e të gjitha komuniteteve e shohin të ardhmen e tyre në jetën institucionale e publike dhe janë të përkushtuar që ta japin kontributin e tyre për shtetin e ri të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi bashkë me kryeministrit…