Thaçi bashkëndjen me familjet e dy policëve të zhdukur
29 prill 2018
| 11:26
Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se bashkëndjen me anëtarët e familjeve të dy policëve që u aksidentuan mbrëmë dhe që rezultojnë të jenë të zhdukur.
“Në këto momente të vështira të pritjes, dhembjes dhe shpresës jemi bashkë me anëtarët e familjeve të dy policëve, që u aksidentuan në rrugë buzë lumit Lepenc. Përgëzoj njësitet e FSK-së, të Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe qytetarë të shumtë, të cilët janë duke kërkuar policët që nga orët e para të aksidentit”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/