Thaçi: Bashkëpunëtorët e Rugovës nuk i kanë kuptuar qëndrimet dhe deklaratat e tij (Dokument)

24 gusht 2018 | 12:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar dje se ish-presidenti Ibrahim Rugova ishte pro këmbimit të territoreve.

Ai ishte shprehur se Rugova ka pasur këtë mendim për kufijtë, ndërsa mendimi i tij është evoluar jo në këmbim territoresh, por në korrigjim kufijsh.

Por, bashkëpunëtorët e ish-presidentit Ibrahim Rugova e mohuan këtë.

“E pritshme! Me përjashtime të vogla, disa prej atyre që e promovojnë vetën si bashkëpunëtorë të Presidentit Ibrahim Rugova, po vërtetohet që atëherë, as nuk i kanë dëgjuar, as nuk i kanë kuptuar qëndrimet dhe deklaratat e tij. Së paku, le ta bëjnë një gjë të tillë sot. HTH Më poshtë, lexoni një pjesë të shkëputur nga intervista e Presidentit Ibrahim Rugova dhënë më 1994 për gazetën Zëri”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Hashim Thaçi

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeni lodhur nga lëngjet që në përbërjen e saj kanë…