Thaçi: Bashkimi i Gjermanisë ishte fitorja më e madhe politike paqësore në Evropë
09 nëntor 2019
| 10:08
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ndarja e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore ishte plagë e hapur në Evropë.
Ai ka thënë se Muri i Berlinit u bë simbol ku kufizoheshin bota e demokracisë perëndimore dhe ajo e diktaturës lindore.
“Rrëzimi i këtij muri 30 vjet më parë, ishte fundi i luftës së ftohtë, rënie e Perdes së Hekurt dhe bashkim i Gjermanisë. Me rënien e Murit të Berlinit u sprovua epërsia e sistemit demokratik përballë atij komunist. Era e lirisë dhe demokracisë u përhap rrufeshëm në Evropën Lindore, por edhe në Ballkan”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se Bashkimi i Gjermanisë ishte fitorja më e madhe politike paqësore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore. Urime kombit gjerman.