Thaçi: Bashkimi i Luginës me Kosovën mundëson njohjen nga pesë shtetet e BE-së
19 tetor 2018
| 13:12
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Shoqatën e Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës.
Thaçi ka thënë se me përfaqësuesit e kësaj shoqate ka biseduar gjerë e gjatë për Luginën e Preshevës.
“Pa dyshim se temë e diskutimit ishte mundësia e respektimit të vullnetit për bashkëngjitje me Republikën e Kosovës. Pa dyshim se unë e mbështes këtë vullnet”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se kjo të mundësonte edhe njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Ai ka shtuar se qytetarët në Luginë vazhdojnë të jenë më të diskriminuarit.