Thaçi: Bashkimi i qytetit të Mitrovicës, proces i pandalshëm
22 janar 2019
| 16:38
Presidenti Hashim Thaçi është takuar me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, me të cilin ka diskutuar për iniciativën për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.
“Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.