Thaçi: BE-ja t’i jap peshë politike përfshirjes në dialog
President i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se BE-ja duhet t’i jap peshë përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi.
Me anë të një postimi në “Twitter”, Thaçi ka thënë se BE-ja duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas tij, duke ulur nivelin në një emisar pa kredibilitet, nuk ndihmon në arritjen e këtij qëllimi.
“BE-ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”, ka shkruajtur Thaçi.
Postimi i plotë:
Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi. Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet nuk i ndihmon këtij qëllimi. BE’ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate.