
Thaçi bën homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova (Video)
21 janar 2019
| 11:25
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 13-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka bërë homazhe tek varri i tij në Prishtinë.
Thaçi ka thënë se ish-presidentit Rugova ishte njeri prej arkitektëve të pluralizmit politik të Kosovës. Po ashtu, ai ka thënë se Rugova ishte njeri i dialogut dhe marrëveshjeve.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/2097081487018309/