Thaçi bën thirrje për unitet në dialogun me Serbinë
18 korrik 2020
| 21:09
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në adresimin e tij për qytetarët pas kthimit nga Haga, ka thënë se
Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për dialog të civilizuar mes forcave politike, për stabilitet institucional, për qeverisje të mirë dhe unitet qytetar e politik, veçanërisht në dialogun për njohjen e saj përfundimtare nga Serbia dhe nga krejt bota.
“Kosova sot duhet ta kultivojë shumëllojshmërinë e mendimit dhe të jetojë me debatin e shëndetshëm mes Qeverisë dhe opozitës”.
“Por, njëkohësisht duhet t’i flasim botës me një zë dhe të zhvillojmë dialogun me Serbinë me një unitet shembullor çfarë e kishim në Rambuje, në Vjenë dhe në Bruksel”, ka thënë presidenti Hashim Thaçi.
(M.Q / Epoka e re)