Thaçi bisedon me Hahn në telefon për liberalizimin e vizave
09 korrik 2018
| 11:11
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn në lidhje me vendimmarrjen në BE në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Kam pasur një bisedë telefonike shumë të mirë me @JHahnEU për çështje të rëndësishme në marrëdhëniet BE-Kosovë, duke përfshirë hapat e ardhshëm në procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.
Ai më tej ka shtuar se e ka informuar komisionerin Hanh në lidhje me gatishmërinë e Kosovës për liberalizimin e vizave.
“E informova komisionerin për gatishmërinë dhe shpresat tona për këtë moment të rëndësishëm”, ka thënë Thaçi.
/Epoka e re/