Thaçi bisedon me Lajçakun: Kosova është e përkushtuar për dialog që çon në njohje reciproke
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë virtuale me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Thaçi ka thënë se në këtë bashkëbisedim është përsëritur që Kosova është e përkushtuar në procesin e dialogut, proces ky i cili duhet të çojë në njohje.
“Diskutime të mira rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian me përfaqësuesin për dialog, Miroslav Lajçak”.
“Përsërita se Kosova është e përkushtuar për procesin e dialogut që çon në njohje reciproke, si mënyra e vetme për të siguruar paqen afatgjatë në rajon dhe që do të përshpejtonte procesin e integrimit në BE”, ka thënë Thaçi.
Good discussion about the dialogue b/w #Kosovo & Serbia, and Kosovo's path to the EU, w/ EUSR @MiroslavLajcak. Reiterated that Kosovo is committed to a dialogue for mutual recognition, as the only way to ensure lasting peace in the region & accelerate the EU integration process pic.twitter.com/uMJb2SRItz
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) October 2, 2020