Thaçi bisedon në telefon me Mitchellin për fazën e fundit të dialogut
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me ndihmëssekretarin e Shtetit të ShBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell.
Në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se me zyrtarin lartë amerikan ka bashkëbiseduar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ja postimi i plotë i presidentit Thaçi:
Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, me të cilin bashkëbiseduam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ne u pajtuam për intensifikimin e dialogut dhe domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, ligjërisht obliguese me Serbinë. Dialogu dhe marrëveshja përfundimtare janë mënyrë e vetme për t’i hapur rrugë integrimeve euroatlantike për Kosovën dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.
Kosova, si gjithmonë, gëzon mbështetjen e palëkundur amerikane edhe në fazën e fundit përfundimtare të këtij procesi të vështirë, por jo të pamundur për t’u përmbyllur me marrëveshje. HTH