Thaçi: Brenda katër muajve do të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave
Presidenti i Republikës Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për medie ka përgëzuar qytetarët për rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimit të vizave.
Thaçi ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave është i pandalshëm.
Në këtë kontekst, Thaçi ka thënë se brenda tre – katër muajve do të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave.
Ai ka thënë se do ta nisin kampanjën për procesin e vizave.
Thaçi ka falënderuar bartësit e institucioneve qendrore dhe lokale për përkushtimin e tyre në raport me vizat.
Po ashtu ai ka falënderuar mediet dhe shoqërinë civile për këtë proces.
Më tutje, Thaçi ka bërë me dije se ka takuar përfaqësuesit e sistemit gjyqësor të cilët i ka përgëzuar për punën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në këtë drejtim, ai ka thënë se ka kërkuar nga ta që të vazhdojnë punën në këtë drejtim.
Në këtë konferencë, Thaçi ka folur edhe për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Ai ka thënë se në muajt e ardhshëm mund të arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë e cila do të nënkuptonte njohjen e Kosovës.
Thaçi ka thënë se pozicionet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë shumë ta largëta. “Pozicioni i Vuçiqit është larg realitetit”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se kushdo që është në pushtet në Serbi, duhet të dijë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
/Epoka e re/