Thaçi: Cakaj i ka dhënë një frymë të re afirmimit të Kosovës me Shqipërinë (Video)

19 shkurt 2020 | 12:14

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë është takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi.

Në një konferencë të përbashkët për medie, Thaçi ka thënë se liria dhe pavarësia e Kosovës lidhet drejtpërdrejtë edhe me kontributin e Shqipërisë.

Më tutje, Thaçi ka thënë se Cakaj i ka dhënë një frymë të re afirmimit të Kosovës me Shqipërinë.

“Liria dhe pavarësia e Kosovës lidhet drejtpërdrejtë edhe me kontributin e Shqipërisë, një kontribut ky i jashtëzakonshëm, mirëpo ku edhe tash kërkohet një koordinim mes Shqipërisë dhe Tiranës. Mendoj që Cakaj i ka dhënë një frymë të re afirmimit të Kosovës, dhe në emër të Kosovës shpreh falënderimin tim për ju ministër dhe për kryeministrin Rama. Tash kur fillojmë një fazë të re, është mirë që të kemi si fokus jo vetëm anëtarësimin në NATO por edhe në BE”, është shprehur Thaçi.

Ndërsa ministri Cakaj, ka ritheksuar se Shqipëria është e gatshme për hapjen e kufirit ndërshtetëror.

“Kosova dhe Shqipëria momentalisht kanë një kufi simbolik, dhe realisht nuk duhet të kenë kufi fare. Duhet të ketë një hapësirë të lirë për qarkullimin e kapitaleve dhe burimeve njerëzore”, ka deklaruar Cakaj.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/536284873658721/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca,…