Thaçi: Çdo 4 korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën
Presidenti Hashim Thaçi ka uruar popullin amerikan për ditën e kombit të tyre.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Thaçi ka thënë se veçantia e festës së këtij viti në Kosovë është përurimi i objektit të ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
“Sot është ditëlindja e 243-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çdo 4 Korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën, vend dhe popull ky që kontribuoi shumë që ne të jemi të lirë dhe të pavarur. Ky përvjetor është ndër më të veçantit për Republikën e Kosovës, meqë përurojmë objektin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila është përjetësim i angazhimit amerikan në vendin tonë”, ka shkruar Thaçi.
Ai ka theksuar se “Edhe pas shumë shekujsh, SHBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë!”