Thaçi: Çdo njeri vullnetmirë duhet të solidarizohet me shqiptarët dhe Shqipërinë
27 nëntor 2019
| 17:59
Presidenti Hashim Thaçi ka vizituar sot Shqipërinë, pas tërmetit që la dhjetëra të vdekur dhe mbi 650 të lënduar.
Thaçi u bëri thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, që në këto momente të vështira të solidarizohen me njëri-tjetrin për ta tejkaluar fatkeqësinë dhe dhimbjen së bashku.
“Në Thumanë, përkrah motrave dhe vëllezërve tanë, që po kalojnë momente shumë të vështira. Bashkëndjejmë dhe e ndajmë dhimbjen, ashtu siç e kemi ndarë gjithmonë. Çdo njeri vullnetmirë duhet të solidarizohet me shqiptarët dhe Shqipërinë, duke mbështetur vëllazërisht njëri-tjetrin, që së bashku ta tejkalojmë edhe këtë fatkeqësi”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.