Thaçi deklarohet i pafajshëm, thotë se nuk i kuptoi akuzat e reja
Ka filluar seanca e mëtejshme për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.
Seanca e parë ka nisur me ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe e njëjta po mbahet me prezantimin e palës mbrojtëse dhe përfaqësuesve të Prokurorisë dhe Gjykatës.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se i ka pranuar akuzat e reja në aktakuzën e konfirmuar dhe të ndryshuar më 29 prill, veçse të njëjtën nuk e ka kuptuar.
Zotëri Thaçi dua të ju kujtoj se nuk është koha për të kundërshtuar akuzat e reja, por, thjesht për të pranuar se i keni kuptuar këto akuza. Ju do të keni kohën e nevojshme për të kundërshtuar akuzat me ndihmën e avokatit tuaj. A i kuptoni akuzat e reja në aktakuzën e konfirmuar?
“Nuk i kam kuptuar pasi nuk kam pasur mundësi t’i lexoj pasi që janë shumë të redaktuara”, ka thënë Thaçi.
Edhe avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, ka pohuar se ka pasur redaktime të shumta edhe në aktakuzat paraprake e edhe në aktakuzën e ndryshuar.