Thaçi dekoroi dëshmorët e Betejës së Majdanit dhe Melenicës me urdhrin “Hero i Kosovës”
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për dëshmorët e rënë në Betejën e Majdanit dhe Melenicës.
Thaçi ka thënë se sot është një ditë e veçantë, jo vetëm për Shalën e Bajgores dhe për Kosovën, por është e veçantë edhe për kombin shqiptar.
“Duke nderuar dëshmorët e Brigadës 141 ‘Mehë Uka’, të zonës operative të Shalës, në 20-vjetorin e betejës së zhvilluar në Majdan dhe Melenicë, ne nderojmë dëshmorët e lirisë, invalidët, nderojmë familjet e dëshmorëve, nderojmë çdo bashkëluftëtarë që ka marrë pjesë në ato beteja, nderojmë sakrificën e jashtëzakonshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderojmë pra të kaluarën dhe marrim energji për të ardhmen”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka theksuar se ky bashkim sot i të gjithë njerëzve jo vetëm të Shalës së Bajgores, por është edhe një bashkim i energjive të reja për të respektuar të kaluarën e lavdishme, të shenjtën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Të jeni të bindur përderisa t’i respektojmë ato vlera, vlerat më sublime, më të shenjta që i kemi si vend, si shtet, si shoqëri, pra luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të jemi në rrugë të sigurt për të ardhmen. Për të ardhmen tonë zhvillimore, për Kosovën në NATO, në Bashkim Evropian dhe raporte të përhershme dhe speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kur flasim për luftën në Shalë të Bajgores, presidenti Thaçi, ka thënë se po flasim për luftën e Kosovës, flasim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi i ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” dëshmorët Amet Haxha, Asllan Cimili, Enver Musa, Esat Meholli, Qazim Cimili, Rrustem Hyseni, Sokol Preteni, Shemsi Istrefi dhe Xhemail Haxha.
/Epoka e re/
haçi dekoroi dëshmorët e Betejës së Majdanit dhe Melenicës me urdhrin “Hero i Kosovës”
Prishtinë, 26 prill 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për dëshmorët e rënë në Betejën e Majdanit dhe Melenicës.
Presidenti Thaçi ka thënë se sot është një ditë e veçantë, jo vetëm për Shalën e Bajgores dhe për Kosovën, por është e veçantë edhe për kombin shqiptar.
“Duke nderuar dëshmorët e Brigadës 141 ”Mehë Uka”, të zonës operative të Shalës, në 20 vjetorin e betejës së zhvilluar në Majdan dhe Melenicë, ne nderojmë dëshmorët e lirisë, invalidët, nderojmë familjet e dëshmorëve, nderojmë çdo bashkëluftëtarë që ka marrë pjesë në ato beteja, nderojmë sakrificën e jashtëzakonshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderojmë pra të kaluarën dhe marrim energji për të ardhmen”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kreu i vendit ka theksuar se ky bashkim sot i të gjithë njerëzve jo vetëm të Shalës së Bajgores, por është edhe një bashkim i energjive të reja për të respektuar të kaluarën e lavdishme, të shenjtën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Të jeni të bindur përderisa t’i respektojmë ato vlera, vlerat më sublime, më të shenjta që i kemi si vend, si shtet, si shoqëri, pra luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të jemi në rrugë të sigurt për të ardhmen. Për të ardhmen tonë zhvillimore, për Kosovën në NATO, në Bashkim Evropian dhe raporte të përhershme dhe speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kur flasim për luftën në Shalë të Bajgores, presidenti Thaçi ka thënë se po flasim për luftën e Kosovës, flasim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.