Thaçi dekoron Arqipeshkvin e Tivarit me medaljen “Shën Tereza”
04 tetor 2019
| 13:50
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me medaljen presidenciale “Shën Tereza” Arqipeshkvin e Arqipeshkvisë së Tivarit, Don Rrok Gjonlleshaj, për kontribut në fushën e humanizmit dhe paqes.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
Me Medaljen Presidenciale ‘Shën Tereza’ dekorova Arqipeshkvin e Arqipeshkvisë së Tivarit, Don Rrok Gjonlleshaj, për kontribut në fushën e humanizmit dhe paqes. Don Rrok Gjonlleshaj vazhdon të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe komunitetit të krishterë por edhe më të gjerë të botës shqiptare.