Thaçi dekoron Bujar Dugollin me Medaljen Presidenciale
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të ndarjes se dekoratave me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë, ka dekoruar dekanin e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Bujar Dugolli me Medaljen Presidenciale.
Kjo medalje Dugollit i është ndarë për kontributin e tij si ish-kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve.
“Për kontributin e tij si Kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve, si pjesë e Konferencës së Parisit më 1999 dhe për punën e tij akademike, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë edhe Bujar Dugollin. Lëvizja studentore kontribuoi shumë në ngritjen e motivit dhe mobilizimin e studentëve për t’iu bashkuar luftës çlirimtare”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.