
Thaçi dekoron dëshmorët Selman e Besnik Lajçi me urdhrin “Hero i Kosovës”
20 prill 2019
| 19:18
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, dy dëshmorë të UÇK-së.
Bëhet fjalë për luftëtarët rugovas, Selman Lajçi dhe Besnik Lajçi.
Këtë Thaçi e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.“Me urdhrin “Hero i Kosovës”, në 20 vjetorin e rënies i dekorova dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtarët rugovas Selman Lajçi dhe Besnik Lajçi. Gjithmonë do t’i kujtojmë dhe nderojmë ata që sakrifikuan për lirinë e popullit tonë!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.