Thaçi dekoron Fatos Nanon dhe Fatos Klosin me ‘Urdhrin e Pavarësisë’
14 qershor 2019
| 12:02
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar disa personalitete të Shqipërisë me “Urdhrin e Pavarësisë”.
Në mesin e të dekoruarave me këtë urdhër janë ish-kryeministrat Bashkim Fino e Fatos Nano, ish-shefi i ShISh-it, Fatos Klosi, Neritan Ceka, Aleksandër Meksi, Blendi Klosi, Arben Malaj, Artur Zhej, etj.
Këto dekorata, Thaçi ua ka dhënë këtyre personaliteteve për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të saj.
/Epoka e re/