Thaçi dekoron gjeneralin Wesley Clark me Medaljen Presidenciale
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë gjeneralin amerikan, Wesley Clark.
Thaçi ka thënë se kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën.
“Gjeneralin amerikan, Wesley Clark, i cili ishte shumë këmbëngulës për të siguruar lirinë dhe paqen në Kosovë, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. Populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralit Clark”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/