Thaçi dekoron Grenellin me Medaljen Presidenciale të Meritave (Video)

21 shtator 2020 | 19:50

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të presidentit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Presideti Thaçi ka thënë se Grenell ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm që të arrihet marrëveshja ekonomike me Serbinë.

“Jam i lumtur dhe krenar te dekoroj ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave, Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi. Grenell e arriti këtë sukses sepse besoj në përkushtimin tonë dhe nevojën tonë për këtë marrëveshje, atë që të tjerët nuk e arritën, Grenell e bëri shpejt. Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë do të sjellë më shumë paqe mes dy vendeve”, ka thënë Thaçi para mediave.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/677948106180522/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti suedez, Magnus Jacobsson, më 11 shtator kishte nominuar Qeveritë…