
Thaçi dekoron ish-presidenten Jahjaga
23 shkurt 2018
| 11:03
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar ish-presidenten Atifete Jahjaga me Medaljen Presidenciale Jubilare në dhjetëvjetorin e pavarësisë.
Me këtë rast, presidenti Thaçi, ka thënë se është kënaqësi që ka dekoruar me medaljen presidenciale ish-presidenten Jahjaga, ngase kontributi i saj udhëheqës që ka pasur për proceset në vend ka qenë i pakontestueshëm.
Kurse ish-presidentja Atifete Jahjaga, ka thënë se e çmon vendimin e presidentit Thaçi.