
Thaçi dekoron pas vdekjes ish-deputetin Haxhi Merxha dhe poetin Kujtim Paçaku
08 prill 2019
| 21:57
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në festën e organizuar nga komuniteti rom me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
“Ishte kënaqësi që mora pjesë sonte në festën e komunitetit rom në Prizren, me të cilin kremtuam Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Për të nderuar kontributin e këtij komuniteti në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, i dekorova, pas vdekjes, ish-deputetin Haxhi Merxha dhe poetin Kujtim Paçaku. Kosova gjithmonë do t’i respektojë të drejtat e komuniteteve, të cilat burojnë nga Kushtetuta jonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/