
Thaçi dekoron me medalje presidenciale Eric Leyvraz
31 korrik 2018
| 11:59
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë ish-presidentin e Parlamentit dhe Kantonit të Gjenevës, Eric Leyvraz.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Leyvraz ka dhënë kontribut të çmuar për forcimin e subjektivitetit të shtetit tonë dhe është një mik i madh i Kosovës.
/Epoka e re/