
Thaçi dekoron me Medaljen Presidenciale shqiptaro-amerikanin Ekrem Bardha
Me rastin e 242-vjetorit të pavarësisë së Amerikës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me medaljen Presidenciale, shqiptaro-amerikanin Ekrem Bardha dhe vajzën e tij, të cilët sipas tij kanë dhënë kontribut për pavarësinë e Kosovës
“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë kam dekoruar sot lobistin e çështjes kombëtare, shqiptaro-amerikanin, Ekrem Bardha dhe vajzën e tij, Donika Bardha për kontributin e tyre në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ne do jemi mirënjohës për mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve që bënë të pamundurën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot, në përvjetorin e 242 të pavarësisë së SHBA-së, uroj të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe që forcojnë miqësinë e përjetshme me shtetin që është lider i lirisë dhe demokracisë globale”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/