Thaçi dekoron pas vdekjes shkrimtarin Ymer Elshani
24 korrik 2018
| 15:56
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekoruar me medalje, pas vdekjes, shkrimtarin e letërsisë për fëmijë, Ymer Elshani.
Thaçi me këtë rast ka thënë se Elshani dhe familja e tij u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, e dekorova shkrimtarin e njohur të letërsisë për fëmijë, intelektualin dhe pedagogun, Ymer Elshani. Ai dhe familja e tij u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, është shprehur presidenti Thaçi.
/Epoka e re/