Thaçi dekoron Rrahman Ramën me medalje presidenciale

26 shkurt 2018 | 19:17

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar me dekoratat e tij për personalitetet të cilat kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme ai ka dekoruar edhe Gjeneral Lejtnant Rrahman Ramën, për të cilin ai ka thënë se ka dhënë kontribut të çmuar gjatë luftës çlirimtare, si dhe në zhvillimin dhe transformimin e FSK-së.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë dekorova ish- komandantin e Zonës Operative të Shalës, gjeneralin Rrahman Rama, dhe komandantin e FSK-së.

Gjenerali Rama ka dhënë kontribut të çmuar gjatë luftës çlirimtare, derisa tash e dy dekada ka ndihmuar në transformimin dhe zhvillimin e FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia mirëpret…