Thaçi dekreton Kurtin për kryeministër (Dokument)
20 janar 2020
| 12:19
“Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Thaçi ka thënë se ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin të institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.