Thaçi dekreton shpërndarjen e Kuvendit (Dokument)
Presidenti Hashim Thaçi ka bërë me dije se sot ka dekretuar shpërndarjen e legjislaturës sё VI tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e tij kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme.
“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin inatitucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses”, ka shkruar Thaçi.
/Epoka e re/