Thaçi: Demaçi ishte lufta e lavdishme e UÇK-së

28 korrik 2018 | 10:11

Nën përkujdesen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në sheshin e Prishtinës po mbahet ceremoni përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së veprimtarit Adem Demaçi.

Ceremonia filloi me intonimin e himnit shtetëror pastaj kombëtar, dhe me një minutë heshtje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova është në zi dhe bota shqiptare në pikëllim.

“Adem Demaçi ishte lufta e lavdishme e UÇK-së, pasi me qëndresën e tij u bë simbol i lirisë kombëtare. Shpirti i tij ishte më i fuqishëm se burgu jugosllavë dhe rrezatoi humanizëm”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

Thaçi ka shtuar se Demaçi ishte dhe do të mbetet ndërgjegjja jonë kombëtare, simbol i humanizmit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ceremonia e varrimit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi,…