Thaçi dënon sulmet e Iranit: Kosova mbështet ShBA-në
08 janar 2020
| 14:43
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar ashpër sulmet e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak.
Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se Kosova është në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
“Dënojmë hedhjen e raketave nga Irani në caqet e ShBA-së dhe koalicionit të fokusuara në luftën e mposhtjes së ISIS-it. Kosova është anëtare formale e këtij koalicioni dhe ne i bëjmë thirrje Iranit që të mos eskalojë në dhunë. Ne mbështesim ShBA-në dhe familjen euratlantike në këtë periudhë të turbullt”, ka shkruar Thaçi.