Thaçi dënon vrasjen e Armenda Aliut, kërkon ndaljen e dhunës në familje
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar vrasjen e Armenda Aliut në Prizren dhe ka bërë thirrje që të ndalet dhuna në familje.
Ai ka thënë se nuk mund të ketë asnjë arsye për të ushtruar dhunë në familje e aq më pak për të marrë një jetë njeriu.
“Dhuna në familje është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë. Shpreh keqardhje të thellë për rastin e fundit në Prizren, derisa familjes i shpreh ngushëllimet në këto momente shumë të vështira. Nuk mund të ketë asnjë arsye për të ushtruar dhunë në familje e aq më pak për të marrë një jetë njeriu. Le të jetë kjo thirrje jo vetëm për organet e drejtësisë, por për tërë shoqërinë që të ndalet dhuna”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Armenda Aliu dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj.
/Epoka e re/