Thaçi dënon vrasjen e Ivnoviqit, fton organet e rendit ta ndriçojnë rastin
16 janar 2018
| 11:34
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dënuar vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” në veri e vendit, Oliver Ivanoviq.
Ai i ka ftuar organet e drejtësisë që ta ndriçojnë rastin e vrasjes se Ivanoviqit.
“E dënoj fuqishëm vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” në veri e vendit, Oliver Ivanoviq. I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë. Gjithashtu, apeloj te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.