Thaçi, deputetëve: Të jemi të bashkuar në çdo proces shtetëror
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka bërë thirrje për unitet në për temat që janë me interes shtetëror.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve që pa humbur kohë më shumë të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, raporton “Epoka e re”.
Po ashtu, presidenti ka thënë se duhet të themelohet edhe marrëveshja e Asociacionit të komunave serbe sipas marrëveshjes së Brukselit dhe ligjeve të Kosovës.
Në këtë fjalim para deputetëve, Thaçi ka folur edhe për procesin integrues të Kosovës.
Presidenti Thaçi në fjalimin e tij nuk la pa folur edhe për sundimin e rendit dhe ligjit, për çka tha se është bazament kryesor i çdo shteti. “Të gjithë jemi të vetëdijshëm se bazamenti kryesor i çdo shteti demokratik është sundimi i rendit dhe ligjit”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se ShBA-ja mbetet partneri strategjik i Republikës së Kosovës.
Presidenti Thaçi në këtë fjalim ka folur edhe për vizitat e tij që ka pasur gjatë këtij viti jashtë vendit.