Thaçi dhe Grenelli takohen sonte në një darkë pune
22 janar 2020
| 17:46
I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka arritur sot në Prishtinë.
Grenelli sonte në orën 19:30 do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Sonte në orën 19:30, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë darkë pune me të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell”, është thënë në njoftimin e Presidencës.
Emisari Grenell do të qëndrojë edhe nesër në Kosovë, ku të premten do të udhëtojë drejt Beogradit.
Vizita e Grenellit në Kosovë vjen pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.
/Epoka e re/