Thaçi dhe Haradinaj së shpejti do të intervistohen për rastin e ‘gulenistëve’
15 nëntor 2018
| 16:08
Kryetari i Komisionit hetimor parlamentar për rastin e deportimin të gjashtë shtetasve turq, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije në këtë komision do të raportojnë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
“Në planin e veprimit që ky komision ka miratuar është paraparë që edhe ata (Thaçi e Haradinaj) të ftohen para komisionit. Është çështje e koordinimit dhe organizimit të punëve të komisionit që të vijmë deri tek ai moment që të vijnë dhe ata të japin dëshmitë e tyre para Komisionit hetimor”, ka thënë Sveçla pas raportimit në komision të ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi.
Sveçla ka thënë se nga Driton Gashi kanë marrë dëshmi të cilat aktualisht nuk mund të bëhen publike.