Thaçi dhe Meta në Maqedoni për Ditën e Alfabetit Shqip
22 nëntor 2018
| 11:43
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Shqipëria, Ilir Meta do të qëndrojnë sot në Shkup me rastin e shënimit të 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip.
Në orën 19:00, presidenti Thaçi merr pjesë në shënimin e 110-vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Shkup.
Ndërkaq, presidenti Meta së bashku me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, sot do të vizitojnë Çarshinë e vjetër në Shkup.