Thaçi dhe Pacolli kanë takuar edhe presidentin austriak, Van der Bellen
29 maj 2018
| 23:21
Presidenti, Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, janë duke vazhduar ciklin e vizitave të tyre në Austri.
Pas pritjes nga kancelari, Sebastian Kurz dhe personalitete të tjera, Thaçi dhe Pacolli sot kanë takuar edhe Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.
“Takim shumë konstruktiv me Presidentin Van der Bellen. Austria mbështet Kosovën në rrugën e sajë drejtë integrimeve Euro-Atlantike”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.