‘Thaçi dhe Veseli ndërmjetësues për konfliktin Gani Geci-Azem Syla’, avokati e ballafaqon Fadil Gecin
Po vazhdon dëshmia e Fadil Gecit në Hagë.
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, e ka ballafaquar Fadil Gecin me disa zhvillime për komunikatën 59.
Misetiq e pyeti Gecin se si është e mundur që ata e kishin thirrur Hashim Thaçin për t’u bërë ndërmjetësues në një problem të Gani Gecit me Azem Sylën, nëse e dinin se ai e kishte shkruar komunikatën.
Dëshmia pa asnjë ndërhyrje:
Misetiq: Para 2017 asnjë nuk të ka thënë që Thaçi e ka shkruar komunikatën?
Geci: Prej ditës së parë e kam ditur që ai e ka shkruar. Kurrë nuk ma ka dhënë përgjigjen baba i tij.
Misetiq: Vëllau yt Gani Geci e ka përdorur Hashim Thaçin e Kadri Veselin si ndërmjetës për të ndërmjetësuar me Azem Sylën?
Geci: E vërtetë që janë takuar.
Misetiq: Familja jote e ka përdorur Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për një mosmarrëveshje mes Gani Gecit dhe Azem Sylës. Ti i besove që ai të ishte ndërmjetësues?
Geci: Është rregull e shqiptarit, kur nuk të pret i zoti i shtëpisë.
Misetiq: Ky ishte një artikull në 2013. Hashim Thaçi e Kadri Veseli ishin ndërmjetuëses në mosmarrëveshjen e vëllait tënd me Azem Sylën?
Geci: E vërtetë është ajo.
Misetiq: Ku ndodhi ky takim?
Geci: Në Llaushë, po jo në shtëpinë tem.
Misetiq: Unë po të pyes, askush nuk të ka thënë se ai e ka shkruar komunikatën 59 ndryshe nuk do ta kishe përdorur si ndërmjetësues?
Geci: Azem Syla ka thënë unë qëndroj publikisht pas kësaj.
Misetiq: Familja jote nuk do ta përdorte Thaçin si ndërmjetuëses në këtë mosmarrëveshje nëse ti dot të kishte qenë i bindur se Thaçi e ka shkruar komunikatën?
Geci: E kem ditur, po kemi dashtë me dit çka po thonë.
Misetiq: Çfarë i tha, kush e kishte shkruar komunikatën? Je sjell këtu të tregosh edhe atë që të ka thënë vëllai?
Geci: Unë e kam ditur që më marrke me bo shurrën, e rroke shpesh. Ai për Rexhep Selimin ka aludu që ai e ka shkruar. /Nacionale