Thaçi dhe Vuçiqi më 11 nëntor do të takohen në Paris
14 tetor 2018
| 12:44
Më 11 nëntor në Paris, mund të ketë një takim mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Mediumi serb “Danas” ka raportuar se Vuçiqi ka pranuar ftesën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të përcjellë një tubim më 11 nëntor në Francë me rastin e Ditës së Armëpushimit të Parë në Luftën e Parë Botërore.
Sipas këtij mediumi serbe ftesën e ka marrë edhe presidenti Hashim Thaçi.
“Danas” shkruan se Thaçi kishte marrë mbështetjen e presidentit francez që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.