Thaçi: Dialogu Kosovë-Serbi, të përmbyllet me njohje reciproke
17 gusht 2018
| 15:56
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizata të tjera.
Sipas Thaçit, opinionet tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false.
“Fundi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe demarkacionin e 400 km në mes dy vendeve, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizata tjera. Opinionet tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/