Thaçi: Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka marrë dinamikë të re
13 shkurt 2020
| 22:13
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka marrë dinamikë të re falë angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, emërimit të ambasadorit Richard Grenell, si i dërguar i posaçëm për këtë proces i presidentit Trump.
“Në takimin e sontëm në Munih me Ambasadorin Grenell, diskutuam për marrëveshjet e deritanishme dhe hapat e ardhshëm drejt marrëveshjes finale për njohje dhe anëtarësim të Kosovës në OKB. Kosova është me fat për këtë vëmendje të SHBA-së, prandaj është jetike që t’i ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për arritjen e marrëveshjes finale dhe përmbylljes së dialogut”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.